Na ndiqni edhe në

Editorial

Deputeti Gjoni paralajmëron lëvizje të re politike

Deputeti Ralf Gjoni nga emisioni “Arena” nga Dritan Hila, ka paralajëmruar se gjatë vitit 2020 do të lind një forcë e re politike, mes disa deputetëve të opozitës dhe disa aktorëve jashtë parlamentit që do të bëhen bashkë.

Gjoni: Shumë shpejtë, besoj gjatë vitit të ardhshëm këtu do të ngrihet nevoja për ngritjen e një lëvizje të re politike, e cila duhet të marrin stafetën dhe të mbledhë të gjithë ata njerëz të mirë, të guximshëm, që e duan vendin e tyre.

Disa prej nesh, në atë parlament jemi duke menduar se çfarë roli do të duhet që ne të luajmë gjatë vitit të ardhshëm, në funksion të një levizje të re politike që të mobilizojë të gjitha forcat për të arritur ndryshimin e nevojshëm. Ne brenda parlamentit nuk e bëjmë dot të vetëm pa ndihmë nga jashtë./ I.M-Dritare.net

https://youtu.be/v5_yaCwr3GE