Dalje nga çadra 2/ Ben Andoni: Takimi qeveri-opozitë i iniciuar që në vjeshtë
E Mërkurë 15 Janar 2020, 21:09
Dritare.net
Sipas Andonit gjithçka është bërë nga të huajt, ndërsa takimi me Gjiknurin tregon se opozita ka gjetur daljen nga çadra 2.
Ben Andoni: Takimi ka qenë i iniciuar që para vitit të ri, ndoshta që në vjeshtë nga indikacionet që kemi në media. Kanë ndodhur dy tërmete dhe gjithçka u shty.
Opozita nuk kishte ku të shkonte, do shkonte këtu, por kjo mund të ndodhtë në janar, në shkurt, në prill sepse në të tillë gjendje e ka çuar PD zoti Basha.
Gjithçka është bërë nga të huajt dhe thjesht takimi me një njeri që është akuzuar vazhdimisht, Gjiknuri tregon se opozita ka gjetur daljen nga çadra 2, është një dalje e dhimbshme./ I.M-Dritare.net