
Dalin kuotat e masterit në Universitetin e Tiranës. Ja sa janë!
Dritare.net

Si çdo vit, për kategori të caktuara ka të tjera vende në dispozicion. Më konkretisht, 333 për kandidatë studentë nga trojet, 32 për shtetas të huaj, 322 për kategori të veçanta, 52 për transferime dhe 469 kuota për ata që dëshirojnë të ndjekin një master të dytë.
Ministria e Arsimit ka miratuar udhëzimin e pranimeve për studimet master, duke përcaktuar afatet limit për aplikime, 12 tetor për universitetet publike dhe 19 tetor për ato private. Çdo procedurë, që nga dorëzimi i dosjes e deri te dalja e fituesve, do të zhvillohet pranë fakulteteve përkatëse, përgjegjëse për pranimet në ciklin e dytë, sipas ligjit për arsimin e lartë.
Të drejtën për të aplikuar e kanë të gjithë ata që kanë përfunduar studimet bachelor dhe janë pajisur me diplomën përkatëse, ata që janë diplomuar jashtë vendit një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë si dhe kanë njehsuar diplomën pranë Ministrisë së Arsimit. Njohja e gjuhës së huaj është kushti primar për të gjithë ata që i drejtohen UT-së për master, ndërsa mesatarja e bachelorit përbën kriterin bazë për t’u pranuar. V.D/Dritare.net/

















