Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Coronavirusi/ Mbyllen gazetat print në Shqipëri!

Coronavirusi/ Mbyllen gazetat print në Shqipëri!
Gazetat e shkruara kanë mbyllur redaksitë e tyre ditën e sotme.

Gazeta më e madhe në vend, "Panorama" dhe "Panorama Sport" si dhe "Gazeta Shqiptare" kanë njoftuar se për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, ato do të ndalojnë shtypjen e gazetave, deri në një moment të dytë.

Gjithçka bëhet për të shmangur sa më shumë kontaktet e qytetarëve me gazetat, si masë kundër koronavirusit.

"Mund të numërohen me dhjetëra arsye për ndalimin e botimit të një gazete, por askush nga ne, gazetarët e “Panorama” dhe “Panorama Sport”, nuk do të rendiste as në fantazinë me të shfrenuar, ndalimin e botimit për shkak të një virusi."-shkruan Panorama./ I.M-Dritare.net