
Chris Brown flet për herë të parë për natën që dhunoi Rihanna-n: Ajo pështyu gjak në fytyrën time
Dritare.net

E gjitha është rrëfyer në dokumentarin e tij, “Chris Brown, Mirë se vini në jetën timë”. Një "tjetër" kishte hyrë mes çiftit. Ai ka treguar se gjërat morën kthesën e gabuar, kur Riri e kuptoi se Chris po e tradhtonte me një vajzë të cilën ia kishte prezantuar si kolegen e tij.
“Ajo më urrente. Pas kësaj provova gjithçka. Nuk i interesonte, thjesht nuk më besonte më pas kësaj. Pastaj vetëm ziheshim, dhunoheshim. Nga të dyja palët. Është hera e parë që mund të them diçka. Ende e dua Rihanna-n, por do të jem i sinqertë. Ne ziheshim, ajo më gjuante, unë e gjuaja, por nuk ishte kurrë e pranueshme. Kishte gjithmonë një pikë kur i thoni njëri tjetrit: Çfarë po bëjmë?" .
Chris rrëfeu se ishin të shumta rastet kur i duhej t’i shpjegonte Rihanna-s shenjat që kishte në fytyrë, ose t’i mbulonte ato me make up përpara se të ngjitej në skenë.
I gjithë debati, i cili përfundoi më pas me dhunë fizike, nisi në festën e Clive Davis ku ishte i ftuar çifti. Chris tha se i kishte thënë “asaj” që të mos frekuentonte vendet që shkonte ai dhe Rihanna, por kjo e fundit nuk ishte bindur. Madje atë natë, “ajo” kishte shkuar në tavolinën ku ishte ulur ata të ku i kishte rrëfyer gjithçka.
Edhe pse këngëtari 28- vjeçar ishte përpjekur të përmbahej, vajza nga Barbadosi kishte shpërthyer në lot.
Më pas e gjithë skena ishte zhvilluar në një Lamborghini, ku këngëtari ishte përpjekur t’i tregonte Rihanna-s se nuk e dinte që edhe “ajo” do të ishte aty.
Në ato momente, siç rrëfen Brown në dokumentarin e tij, Rihanna ia hedh celularin, dhe nis t’u thotë që e urrente. E më pas e gjithë kjo përfundon në dhunë fizike/ Sipas tij Rihanna e ka goditur e para, por Chris nuk ishte përmbajtur dhe e ka goditur fort me grusht, aq sa kishte çarë buzën.
“Fillon të bërtasë, më hedh telefonin. ‘Të urrej, , nis të më gjuajë, ishim në një Lamborghini të vogël, ajo më godet vazhdimisht. Mbaj mend që përpiqej të më gjuantë, por unë pastaj e godita unë shumë më fort. Me grusht, e godita dhe i çava buzën. Kur e pashë u trondita. Thashë dreqin, pse e gjuajta kështu?” “Ja ku është, pështyn gjak në fytyrën time. Ishte një sherr i vërtetë në makinë dhe ne po ecnim rrugëve. Pastaj fshehu çelësin e makinës dhe bëri sikur e hodhi dhe nisi t’i bërtasë kalimtarëve ‘ndihmë ai po përpiqet të më vrasë’.”/revista class

















