Përbërësit:

Luleshtrydhe
150 ml qumësht kremoz
500 gr biskota Digestive (ose çdo lloj tjetër)
800 gr krem djathi
250 gr margarinë
Hapi 1
Krijoni bazën e cheesecake-ut. Thyejini biskotat deri sa të krijojnë thrimza të vogla.

Hapi 2
Shkrini gjalpin në zjarr të ulët dhe shtoni biskotat.

Trazojini deri sa të bashkohen mirë me njëra-tjetrën.

Hapi 3
Shtroni bazën në tepsinë që keni zgjedhur. Shtypeni mirë me lugë dhe vendoseni në frigorifer për gjysmë ore.

Hapi 4
Lajini mirë luleshtrydhet. Pritini në gjysma dhe futini në blender.

Hapi 5
Në një enë përzijeni mirë kremin e djathit, qumështin dhe masën e luleshtrydheve.

Hapi 6
Nxirni bazën nga frigoriferi dhe shtroni përsipër masën e krijuar. Vendoseni në frigorifer për rreth 6 orë.

Hapi 7
Pasi ta nxirrni nga frigoriferi mund t’a zbukuroni sipër me luleshtrydhet që kanë mbetur./revistaclass
