Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Çfarë thanë jashtë kamerave politikanët shqiptarë për presidenten kroate

Çfarë thanë jashtë kamerave politikanët
Ilir Meta: Po ça të themi o vëlla, erdhi ajo Kolinda e Kroacisë dhe na prishi gjakun. Jo vëlla, jo, shqiptarët e shkretë martohen me burra. U kënaqëm të gjithë këtu në presidencë duke e parë. Shih me sy e qaj me zemër është kjo punë, po bereqavres edhe kaq. Se mos kemi ndonje punë më të mirë për të bërë.

Monika Kryemadhi: I thashë presidentit që mos mi zbardh shumë dhëmbët me atë kroaten, se nuk të le të futesh as në shtëpi e as në parti, pastaj. Se i kishte zgjatur ca si shumë duart.

Edi Rama: Është zonjë grua. Sikur të ishte në Shqipëri, do ta promovoja ose atë ose burrin. Gjithsesi e kam ndihmuar tek Merkeli, kam folur mirë për të. Do t’ia them tani që ta takoj se karierën prej meje e ka.

Lulzim Basha: Më pëlqen shumë ajo mua. Kështu ishin edhe hollandezet. Po çe do që nuk kam fat. Atëhere nuk më afroheshin se isha student, tani se jam në opozitë. E kush e do fukarain?

Sali Berisha: Ka fat ky kopuku i Ramës. Unë edhe po të doja të takoja presidentin e Kroacisë, i binte të takoja Tuxhmanin, që të trembte po të dilte natën.

Kryetari i Bashkisë Berat: Ishalla vjen këndej nga ne kjo të marrë atë titullin “Qytetare Nderi”, të shohim një femër të hajrit me sy, se këto tonat nga një metro mbi tokë janë. Duhet të shkundim çarçafët në mëngjes që ti gjejmë./dritare.net