Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Çfarë nënkupton Gjushi me epitetin “toç”

Çfarë nënkupton Gjushi me epitetin “toç”
Niçja: Gjusho si t’kom

Gjushi: Mirë shef, faleminderit. Ti si ke qenë? A po e mba burgun a jo? Te nis ndonjë stekë me cigare?

Niçja: Nigjo këtu tani, dhe leni k’to muhabetet me cigare. Ke gabu prapë?

Gjushi: Ku kam gabuar o shef?

Niçja: A e lamë që nuk do përdorje fjalë të pista, a jo? Çar ishte ai muhabeti që e quaje Lulin toç?

Gjushi: Po ai shpifi o profesor. Tha që ju kam dhënë leje për restorant.

Niçja: E dëgjova. Ke të drejtë, se ai gënjen dhe na ka felliq edhe ne, se dukena si zorraxhi që gjujme për kioska. Por na ke prish punë. E din pse?

Gjushi: Nuk e di

Niçja: Kush ta ka mësu fjalën toç ty?

Gjushi: Ti o shef kur më thoshje: Firmosi shpejt letrat e tenderave or toç.

Niçja: Po pra. Dhe tani kur i them ndonjonit këtu në burg “o toç”, këta qeshin me mu dhe më thonë që “dukesh tamam si Gjushi”.

Gjushi: Ma bëj hallall

Niçja: Dakort, po ta bëj. Tani e tutje vazhdo me shamjet e tipit “peshk rezervati”, “pulë Peqini”, “pisanjos”, “rrenacak” e të tjera si këto. Domethënë shamje deri në klasën e parë.

Me Stelion fole?

Gjushi: Fola, fola. E ndigjove vetë në lajme ti, që i tregoi vendin Xhafës dhe i tha që kush gjuan shtëpinë me gurë, e ha.

Niçja: Avash thuaj atij shokut tat, se nuk jena bo një shtëpi. Miqësia e dëndur, e pjerdhur e fëndur. Jo kaq afër. I duam pazaret e qëruara se nuk na ha malli për shokë.

Gjushi: Dakort, si të thoni ju shefo.

Niçja: Mirë, ik tani. Notën/dritare.net