Na ndiqni edhe në

Editorial

Çfarë është Atdheu

Çfarë është Atdheu
Nga Dritan Hila

Atdheu eshte nje cope toke ku disa njerez flasin te njejten gjuhe qe flet ti. Je i rrethuar nga njerez te tjere qe flasin nje gjuhe tjeter dhe qe duan te marrin ate toke qe ke, sidomos kur eshte e bukur.

Ndersa ty duan te bejne hyzmeqar, te vene te jetosh mes plehrave dhe per kete perkrahin ca te tjere nga raca jote qe bota i quan tradhetare. Por ketu sa kalojne ca kohe i quajme atdhetare. Sepse truri yne nuk mesohet dot me atdheun.

Atdhe eshte ai vendi ku edhe te perbuzin, madje te perbuzin e te pengojne shpesh here me shume se te huajt, por kurre per gjuhen qe flet, per ate gjuhe qe te mesoi nena jote ne netet pa gjume.

Eshte ajo bokërimë per te cilen ca burra edhe jane vrare, qe ti linin femijeve nje emer qe quhet shqiptar dhe pak toke. Nuk kane qene shume. Por edhe bota ka pak burra.

Atdheu eshte ajo cope toke dhe qielli qe shpesh ta nxin jeten, por eshte edhe ajo qe te mban ne gjirin e tij babane, xhaxhallaret, gjysherit, ty vete, kur te vije ora.

Atdheu eshte komshiu yt qe te vjen ne vaki dhe dasma; eshte doktori qe te pret foshnjen dhe te mbyll syte; eshte gruaja dhe femija jot qe flet te njejten gjuhe; eshte kombesia mbi pasaporte qe askush nuk ta nderron dot.

Atdhe eshte ajo toke, te cilen shume te tjere ne kete bote nuk e kane dhe çfare nuk do jepnin qe ta kishin.

Dikur Golda Mejer, kryeministre e Izraelit pati thene:

“E dini pse Izraeli eshte i pathyeshem? Sepse ne nuk kemi vend tjeter ku te shkojme.”

Kaq pak dhe kaq shume eshte atdheu.