Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Camp Nou, stadiumi i ekipit të zemrës

Camp Nou, stadiumi i ekipit të zemrës
Nga Fjorda Llukmani

Në qoftë se je në Barcelonë edhe po të jesh tifoz i Real Madritit, Camp Nou nuk duhet humbur.  Megjithëse nuk jam nga ato tifozet e çmendura, mezi po prisja të shikoja stadiumin nga afër.

Bileta kushton 25 euro dhe përfshihet vizita në muze dhe stadium. Muzeu është plot me trofetë e panumërta të ekipit dhe topat e artë të Messit. Gjithashtu do të shikosh dhomat e zhveshjes, të fizioterapisë, raportimit të gazetarëve etj.

Më bëri përshtypje që para daljes në fushë ishte një kishë e vogël ku lojtarët mund të luteshin.

Pamja nga tribuna ishte më fantastikja! Në vendin e komentatorëve të ndeshjes mes zërave në gjuhë të ndryshme ishte edhe ai i Shakos. Vizita mund të zgjasë rreth 3 orë dhe nëse nuk je fans i futbollit ia vlen të vizitohet. Mos harro që muzeu është i mbyllur në ditët që ka ndeshje./Dritare.net