
Burri më seksi në botë fut në sherr dy revistat e njohura botërore
E Enjte 14 Nëntor 2019, 08:08
Dritare.net

Këtë javë, "People" zgjodhi John Legend si “Burrin më seksi në botë për vitin 2019”.
Menjëherë pas kësaj, revista e njohur Us Weekly, publikoi një sondazh e më vonë një artikull që u fshijnë, duke shkruar: "Ja cilët janë burrat më seksi në botë, zgjedhur nga ju".
Por ekskluziviteti që ka "People" me përzgjedhjen e burrit më seksi në botë, ka bërë që kjo revistë të hapë çështje ligjore ndaj Us Weekly, duke thënë se ata nuk kanë të drejtë ta bëjnë këtë gjë.
Gjithsesi mediat botërore, shkruajnë se dy revistat mund ta zgjidhin çështjen miqësisht, pasi edhe Us Weekly e ka fshirë tanimë artikullin./ I.M-Dritare.net

















