
Bukuritë e Kosovës, që nuk duhet t'i humbisni!
Dritare.net

Më poshtë do të gjeni disa pika kyçe, të cilat nuk duhet të humbisni pa i parë kur vizitoni Kosovën.
Lugina e Rugovës
Një nga pikat kryesore të natyrës së Ballkanit është Lugina Kosovare e Rugovës. Një varg i shtrirë malor me ujëvara dhe shkëmbinj.
Ju mund ta vizitoni këtë park kombëtar falas. Ky vend në çdo sezon sjell një tjetër lloj bukurie, kështu që në çdo moment që do ta vizitoni do të gjeni mjaft bukuri për të shijuar.
Manastiri Ortodoks i Deçanit
I fshehur në pyll, i mbrojtur nga ushtarët e NATO-s dhe i vlefshëm për të vizituar qëndron manastiri ortodoks në Deçan. Vizitorët janë shumë të mirëpritur dhe me pak fat ju do të udhëhiqeni brenda nga një murg ortodoks. Kisha është një nga kishat më të bukura që keni parë ndonjëherë. Një pikë e rëndësishme e turizmit në Kosovë.
Ujëvarat Mirusha
Të fshehura në natyrë ndodhen ujëvarat e bukura të Mirushës. Për ata që duan të largohen për disa orë, ujëvarat janë absolutisht ajo çka duhet të vizitojnë. Këto ujëvara janë të mrekullueshme si për t’u relaksuar ashtu edhe për tu fotografuar. Edhe pas disa vizitave ju ende do të shihni detaje të reja të shkëmbinjve që rrethojnë ujëvarën.
Qendra e Prizrenit
Nëse keni vetëm kohë për të vizituar një qytet në Kosovë, atëherë duhet të vizitoni qendrën e bukur të Prizrenit. Ky qytet kosovar nën ndikimin e fuqishëm që ka patur nga Perandoria Osmane ka ndërtesa të bukura tradicionale.
Por argëtimi fillon pas parkimit të makinës suaj. Mos parkoni shumë afër qendrës historike të Prizrenit. Mundohuni ta parkoni në zonën e monumentit të NATO-s dhe të ecni prej aty përmes rrugës kryesore tregtare në pjesën e vjetër të Prizrenit. Kjo rrugë tregtare përmban bizhuteri të shumta dhe dyqane me veshje dasmash, mjaft interesante për tu parë. Veçanërisht sepse mësoni menjëherë për veshjet tradicionale të dasmave në Kosovë.
Kur hyni në pjesën historike të qendrës së Prizrenit, duhet të kaloni një lumë nëpërmjet një ure prej guri shumë të vjetër. Kur të ngrini sytë do të jeni të rrethuat nga kalaja, shtëpitë në kodër, minare dhe një kishë e vjetër ortodokse.
Qyteti i vjetër i Gjakovës
Gjakova mund të jetë qyteti më autentik kosovar. Në të njëjtën kohë, është një komunë moderne, e vetmja me një kryetare femër. Qyteti i vjetër i Gjakovës ishte një nga qendrat më të zhvilluara tregtare gjatë sundimit të Perandorisë Osmane në Ballkan. Megjithëse qyteti i vjetër u shkatërrua në luftën e Kosovës në vitin 1999, rrugët u rikthyen në stilin e tyre tradicional.
Vendi i arinjve
Një herë e një kohë arinjtë në Kosovë janë mbajtur nëpër kafaze ose pranë restoranteve si një mënyrë për të zbavitur klientët. Tani këta arinj po shijojnë një mjedis të vërtetë natyror dhe pjesa më e bukur e të gjithë kësaj është se ju mund t’i vizitoni.
Rreth një duzinë arinjsh jetojnë në park. Disa prej tyre janë brenda, disa luajnë jashtë në ujë dhe disa të tjerë shijojnë motin. Çdo kafshë ka shenjën e saj me të dhënat personale dhe sjelljen. Oraret e vizitave janë nga ora 10:00 deri në 19:00, nga muaji prill deri në tetor dhe nga ora 10.00 deri në orën 16.00, nga nëntori deri në mars.
Portali dritare.net gjatë ditëve në vazhdim do t'iu ndihmojë juve që jeni të interesuar ta vizitoni Kosovën me të gjitha bukuritë e saj natyrore, do t'ju japë përshkrime më të detajuara për secilën gjë të veçantë nga qytete e deri në fshatrat më atraktive që i ka kjo tokë e vjetër arbërore...
Pra, na ndiqni në ditët në vazhdim! /E.D/Dritare.net

















