Na ndiqni edhe në

Bota

Vdes në moshën 30-vjeçare, bodybuilderi i famshëm

Vdes në moshën 30-vjeçare, bodybuilderi i famshëm
Trishtim ka shkaktuar lajmi i vdekjes së personazhit të bodybuilding, Joe Lindner, i cili njihej në internet me nofkën “Joesthetics”. Ai u nda nga jeta në moshën 30-vjeçare.

Vdes në moshën 30-vjeçare, bodybuilderi i famshëm
Guruja gjermane e fitnesit kishte krijuar miliona ndjekës në mbarë botën dhe shpesh postonte foto dhe video nga stërvitjet e tij në palestër.
E dashura e tij Nisha, e njohur si @immapeaches në internet, i bëri homazhe bodybuilderit në Instagram të shtunën, duke thënë se vdekja e tij ishte shkaktuar nga aneurizma. Vajza pohoi se Lindner ishte ankuar për dhimbje në qafë disa ditë më parë.

Vdes në moshën 30-vjeçare, bodybuilderi i famshëm
Në homazhin e saj për të dashurin, ajo e përshkroi 30-vjeçarin si të ëmbël, të sjellshëm dhe të fortë, duke thënë se kishte besim te njerëzit./K.C/dritare.net