
Tragjedi në teatër, aktori 37-vjeçar humb jetën në skenë!
E Diel 10 Tetor 2021, 10:10
Dritare.net

Një aktor rus ka humbur jetën në teatrin e famshëm të Moskës “Bolshoi”,pasi e ka zënë poshtë një pjesë e skenografisë, gjatë shfaqjes.
Sipas njoftimit zyrtar, aktori 37-vjeçar Yevgeny Kulesh humbi jetën gjatë ndërrimit të skenografisë në operan “Sadko”.

Spektatorët e kanë parë të gjithë ngjarjen e rëndë.Përpjekjet e tyre për ta ndihmuar aktorin ishin të pasuksesshme. Autoritetet vendase kanë nisur hetim në lidhje me ngjarjen./M.M-dritare.net

















