Na ndiqni edhe në

Bota

Miell insektesh në ushqime, BE miraton hyrjen në fuqi në 24 janar!

Miell insektesh në ushqime, BE miraton hyrjen në fuqi në 24

Bashkimi Evropian, ka aprovuar konsumin e miellit të insekteve të padëmshme nga njerëzit duke filluar nga data 24 janar . Insektet renditen si ushqimi i tretë i “çuditshëm”, i lejuar për konsum nga Bashkimi Evropian. Nga korriku i vitit 2021 mund të kemi "shijuar" shijen e krimbit të verdhë, dhe nga nëntori i vitit të kaluar mund të kemi provuar njëlloj karkalec migrues, aprovuar nga rregullorja e Bashkimit Evropian për ushqimet e reja evropiane. Pas kërpudhave dhe karkalecave, do të hamë edhe insektet.

Komisioni i kishte kërkuar Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore, më tetë korrik, që të bënte një vlerësim për këtë çështje dhe më 23 mars 2022, EFSA miratoi një opinion shkencor mbi sigurinë e pluhurit pjesërisht të çyndyrosur të Acheta domesticus intero. Për një periudhë pesë vjeçare, duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të kësaj rregulloreje, 24 janar 2023, në dispozitë është e përcaktuar, vetëm shoqëria Cricket One Co Ltd, e cila autorizohet të vendosë ushqimin e ri në tregun e Unionit.

Ky miell është miratuar të përdoret në pica, bukë, salca, biskota, cokollata etj.

Rregullorja e BE-së për “ushqimet e reja”:

Tregtimi i insekteve për ushqim është bërë i mundur në Evropë me hyrjen në fuqi të rregullores së BE-së për “ushqimet e reja” më 1 janar 2018, e cila lejon që insektet të njihen si ushqime të reja dhe si produkte tradicionale nga vendet e treta. Për momentin, BE-ja ka autorizuar tashmë për shitje, si ushqim për të sjellë në tryezë, përveç insekteve shtëpiake (Acheta domesticus), larvën e verdhë të miellit (Tenebrio molitor) dhe karkalecin migrator./A.Q-dritare.net