Na ndiqni edhe në

Bota

Mblidhet Këshilli i Sigurimit në OKB, kërkohet armëpushim në Gaza!

Mblidhet Këshilli i Sigurimit në OKB, kërkohet armëpushim

Këshilli i Sigurimit i OKB- së do të votojë sot, për të kërkuar një armëpushim të menjëhershëm pas disa javësh lufte. Në një letër drejtuar këshillit, sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres ndërmori hapin e jashtëzakonshëm duke thirrur nenin 99 të kartës së OKB-së. Askush në rolin e tij nuk e kishte bërë këtë në dekada, citon The Guardian.

Guterres shkroi: “Në mes të bombardimeve të vazhdueshme, rendi publik mund të shkatërrohet plotësisht së shpejti për shkak të kushteve të dëshpëruara, duke e bërë të pamundur edhe ndihmën humanitare”.

Pasi Guterres dërgoi letrën e tij urgjente, Emiratet e Bashkuara Arabe përgatitën një projekt-rezolutë që do të hidhet për votim, sipas delegacionit nga Ekuadori, i cili kryeson këshillin këtë muaj dhe vendos për çështjet e planifikimit. Versioni i fundit i këtij dokumenti u pa të enjten nga AFP, duke e konsideruar situatën humanitare në Gaza katastrofike. Po ashtu u kërkua një armëpushim i menjëhershëm humanitar. Teksti i shkurtër gjithashtu bën thirrje për mbrojtjen e civilëve, lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve që Hamasi ende mban, dhe akses humanitar në Rripin e Gazës. Por rezultati i një votimi nuk është i qartë, katër drafte të mëparshme të paraqitura që nga shpërthimi i luftës u refuzuan nga këshilli i sigurisë. Shtetet e Bashkuara, aleati më i fuqishëm i Izraelit i cili vuri veton ndaj një prej projekt-rezolutave të mëparshme dhe kundërshton idenë e një armëpushimi.

Ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen ka deklaruar se mandati i Guterres ishte një rrezik për paqen botërore pasi ai thirri nenin 99./M.K-dritare.net