
Liderët e BE-së mblidhen në Bruksel, fokusi lufta në Ukrainë!
E Enjte 23 Mars 2023, 09:09
Dritare.net
Liderët europianë do të mblidhen sërish në një samit që do të zgjasë dy ditë dhe kjo mbledhje vjen gjashtë javë pas mbledhjes së tyre të fundit në Bruksel.
Lufta në Ukrainë është në krye të axhendës (megjithëse tensionet midis Francës dhe Gjermanisë për energjinë bërthamore dhe motorët me djegie janë të mëdha) dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, do t’i bashkohet samitit në ditën e parë./A.ZH-dritare.net

















