Na ndiqni edhe në

Bota

Kryeqyteti i Holandës u mbyll derën turistëve problematikë: Mos ejani në Amsterdam!

Kryeqyteti i Holandës u mbyll derën turistëve problematikë:

Toleranca e Amsterdamit ndaj ilaçeve rekreative dhe seksit ka tërhequr prej kohësh turistët që ishin në kërkim të aventurave. Por kur mbyllja e kufijve, kufizimet për shkak të pandemisë zbrazën kryeqytetin holandez nga të gjithë vizitorët, shumë vendasve nuk po u mungonte më atmosfera e zhurmshme.

Kryeqyteti i Holandës u mbyll derën turistëve problematikë:

Të kënaqur nga atmosfera e qetë e qytetit të tyre historik dhe rrugëve piktoreske, banorët filluan të kalonin në ato pjesë të qytetit të cilat i kishin shmangur për vite me radhë dhe tani ata nuk i duan më turistët e zhurmshëm në qytetin e tyre.

Kryeqyteti i Holandës u mbyll derën turistëve problematikë:

"Amsterdami ka nevojë për turistë, pa ata muzetë dhe restorantet tona të mrekullueshme nuk do të mbijetojnë dot. Por ishte një bonus gjatë pandemisë që ata nuk mund të vinin. Nuk ka më grupe të mëdha që grumbullohen te zona e kanalit, që në rastin më të keq hidhnin alkool dhe drogë. Ne e morëm sërish qytetin tonë dhe po na pëlqen kështu.”,-thotë Nicola Theobald, i cili ka jetuar në qendër të qytetit për 30 vjet.

Kryeqyteti i Holandës u mbyll derën turistëve problematikë:

Këshilli i qytetit ka shpenzuar 100,000 paund duke çelur një fushatë në internet për të inkurajuar njerëzit të vizitojnë trashëgiminë kulturore të kryeqytetit të tyre, ndërsa paralajmërojnë turistët problematikë se ata nuk janë të mirëpritur.

"Vizitorët që respektojnë Amsterdamin dhe njerëzit këtu kanë qenë gjithmonë të mirëpritur dhe natyrisht do të jenë. Vizitorët që i trajtojnë banorët dhe trashëgiminë tonë me mosrespekt nuk janë të mirëpritur. Mesazhi që kemi për ta është: Mos ejani në Amsterdam!", thanë ata./K.C/dritare.net