Na ndiqni edhe në

Bota

Ish-presidentët amerikanë dhe lidhjet me Jeffrey Epstein: Zbulohen letrat nga Clinton dhe Trump

Ish-presidentët amerikanë dhe lidhjet me Jeffrey Epstein: Zbulohen

Një raport i fundit nga Wall Street Journal zbulon se ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka qenë ndër emrat më të njohur që i ka dërguar një mesazh urimi për ditëlindje Jeffrey Epstein-it, në një album të përgatitur nga e dashura e tij e dikurshme, Ghislaine Maxwell, me rastin e ditëlindjes së 50-të të Epstein në vitin 2003.

Letra e Clintonit ndodhej në një album që përmbante afro 50 letra nga figura të njohura të botës së politikës, biznesit dhe modës.

Zëdhënësi i Clinton nuk pranoi të komentojë për raportin, duke iu referuar një deklarate të mëparshme ku thuhej se ai kishte ndërprerë çdo lidhje me Epstein më shumë se një dekadë para arrestimit të tij dhe nuk kishte dijeni për krimet e tij.

Ky zbulim vjen pak ditë pasi u raportua se Donald Trump, gjithashtu, i kishte shkruar një letër “me tone erotike” Epstein-it në të njëjtin album. Trump e ka paditur Wall Street Journal, Rupert Murdoch dhe disa gazetarë për shpifje lidhur me këtë çështje./l.f-dritare.net