
IDF-ja njoftoi pak minuta më parë se Irani ka lëshuar raketa drejt Izraelit, ndërsa sirenat e alarmit janë aktivizuar në disa zona të vendit.
Sipas deklaratës së publikuar në kanalin zyrtar të IDF në Telegram, ky është alarmi i shtatë i lëshuar që nga mëngjesi i sotëm. Njoftimi i parë u dha në orën 10:09 me orën lokale (08:09 GMT), duke sinjalizuar fillimin e një vale sulmesh që kanë vazhduar gjatë gjithë ditës.
Zhvillimet vijnë në një kohë tensionesh të larta rajonale, pasi objektiva të lidhura me udhëheqjen iraniane janë raportuar se janë goditur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli. Në përgjigje, Teherani ka ndërmarrë sulme hakmarrëse në disa pjesë të rajonit.
Autoritetet izraelite nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi dëmet apo viktimat e mundshme, ndërsa sistemi i mbrojtjes ajrore mbetet në gatishmëri të lartë. Situata mbetet në zhvillim, me rrezikun e një përshkallëzimi të mëtejshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme./K.C/dritare.net