

Diamanti i dytë më i madh i gjetur ndonjëherë, rreth 2,492 karatësh është zbuluar në Botsvana në një minierë në pronësi të firmës kanadeze Lucara Diamond.
Është gjetja më e madhe që nga diamanti Cullinan 3,106 karatësh, i gjetur në Afrikën e Jugut në vitin 1905 dhe i prerë në nëntë gurë të veçantë, shumë prej të cilëve janë në British Crown Jewels. Diamanti u gjet në minierën Karowe, rreth 500 km në veri të kryeqytetit të Botsvanës, Gaborone.
Qeveria e Botsvanës tha se ishte diamanti më i madh i zbuluar ndonjëherë në shtetin e Afrikës jugore. Botsvana është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të diamanteve, duke zënë rreth 20% të prodhimit global. Diamanti u zbulua me përdorimin e teknologjisë me rreze X. Është përdorur që nga viti 2017 për të identifikuar dhe ruajtur diamantet me vlerë të lartë në mënyrë që të mos thyhen gjatë proceseve të grimcimit. Firma nuk dha detaje për cilësinë e gurit apo vlerën e tij.
Guri 1758 karat i gjetur në vitin 2019 u ble nga marka franceze e modës Louis Vuitton për një shumë të pazbuluar. Një diamant 1,109 karat, i zbuluar në të njëjtën minierë në vitin 2016, u ble për 53 milionë dollarë (39.5 milionë £) nga argjendari londinez Laurence Graff, kryetar i Graff Diamonds, në vitin 2017.
Lucara ka 100% pronësinë e minierës në Karowe./ M.K-dritare.net

















