Na ndiqni edhe në

Bota

Foto/ Kurban Bajrami dhe riti i sakrificës që përgjaku rrugët

Foto/ Kurban Bajrami dhe riti i sakrificës që përgjaku

Rrugët u kthyen në të kuqe ndërsa lopëve dhe deleve iu prenë kokat për të shënuar Kurban Bajramin e Madh. Festa është një nga festimet kryesore në kalendarin mysliman, Festimet e Sakrificës dhe përkujton gatishmërinë e profetit Ibrahim për të sakrifikuar djalin e tij Ismailin.

Foto/ Kurban Bajrami dhe riti i sakrificës që përgjaku

E ngjashme me historinë e krishtere dhe hebraike në të cilat Zoti i kërkoi Abrahamit të flijonte djalin e tij Isakun.

Fotot tregojnë ritualin e therjes së kafshëve në disa vende duke përfshirë Pakistanin, Iranin, Bangladeshin dhe Malajzinë që respektojnë fenë dhe traditën myslimane.

Qytetet janë kthyer në ngjyrë të kuqe, ndërsa mijëra adhurues respektojnë ritualin e përgjakshëm.

Foto/ Kurban Bajrami dhe riti i sakrificës që përgjaku

Sakrifica e kafshëve në Britani bëhet në një thertore.

Disa myslimanë do të udhëtojnë gjithashtu në Mekë dhe zonën përreth në Arabinë Saudite për të kryer pelegrinazhin e Haxhit, i cili është një nga pesë shtyllat e Islamit.

Foto/ Kurban Bajrami dhe riti i sakrificës që përgjaku

Ata besojnë se duke vrarë kafshët dhe duke gdhendur kufomat e tyre, ata po i kujtojnë vetes se nuk duhet të shpërqendrohen nga pasuritë materiale dhe përkundrazi duhet të japin përkushtimin e tyre më të madh ndaj Allahut.

Foto/ Kurban Bajrami dhe riti i sakrificës që përgjaku

Kafshët priten në tre pjesë, njëra u jepet të varfërve dhe të uriturve, pjesa e dytë u jepet miqve të familjes ose të afërmve dhe e treta mbahet nga familja që zotëronte kafshën.

Foto/ Kurban Bajrami dhe riti i sakrificës që përgjaku

Tradita e diskutueshme është vërejtur në të gjithë botën, nën rregulla të ndryshme në varësi të vendit./M.T/dritare.net