Na ndiqni edhe në

Bota

Tërmetet në Turqi e Siri, sizmologu tregon sa metra ka lëvizur Toka!

Tërmetet në Turqi e Siri, sizmologu tregon sa metra ka lëvizur

Sizmologu i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv) Alessandro Amato, tha për Ansa se tërmeti ka shkaktuar një zhvendosje të tokës deri në 10 metra.

Një çarje tjetër është aktivizuar në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë pas tërmetit të dytë të fortë të regjistruar paraditen e djeshme, përkatësisht ai me magnitudë 7.5 në orën 12:24 me orën turke.

“Toka rrëshqiti horizontalisht përgjatë dy skajeve të thyerjes, me orientim majtas, në drejtim të Egjeut. Në disa pjesë të thyerjes është llogaritur një zhvendosje e defektit deri në 10 metra”, tha Amato./A.ZH-dritare.net