Na ndiqni edhe në

Bota

Dita Ndërkombëtare e Gatishmërisë Epidemike/OBSH: Covid-19 nuk do të jetë pandemia e fundit!

Dita Ndërkombëtare e Gatishmërisë Epidemike/OBSH: Covid-19

Data 27 dhjetor do të konsiderohet si Dita Ndërkombëtare e Gatishmërisë Epidemike. Dita e sotme është shënuar si dita e parë e thirrur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për parandalimin, gatishmërinë dhe partneritetin kundër epidemive. Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së,Tedros Adhanom Ghebreyesus në një fjalim virtual në Ditën Ndërkombëtare të Gatishmërisë për Epidemitë, që do të mbahet çdo vit nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, paralajmëroi se kjo nuk është pandemia e fundit që do të njohë bota. Sipas tij, duhet të infestohet në përgatitjen e kapaciteteve për t’u përballur me një pandemi të tillë, duke shtuar se Covid-19, ka çoroditur botën duke lënë pasoja afatgjata për shoqërinë.

“Çdo përpjekje për të përmirësuar shëndetësinë do të dështojë nëse nuk adresohet pika kritike që bashkon humanët dhe kafshët, si dhe krizën ekzistenciale të ndryshimeve klimatike që po e bën tokën gjithmonë e më pak të banueshme. Historia na ka treguar se kjo nuk do të jetë pandemia e fundit e se epidemitë janë pjesë e jetës. Por investimet në shëndetin publik, me mbështetjen e të gjithë qeverive dhe shoqërive për një qasje të përbashkët për shëndetin (One Health), mund të garantojnë që fëmijët tanë dhe fëmijët e tyre të trashëgojnë një botë më të sigurt dhe më të qëndrueshme”, ka thënë kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus/M.M-dritare.net