Na ndiqni edhe në

Bota

Covid-19/ SHBA shënon një tjetër rekord me numrin e rasteve ditore

Covid-19/ SHBA shënon një tjetër rekord me numrin e rasteve

Më shumë se 65,000 raste të reja me koronavirus janë regjistruar të enjten në SHBA. Ky është një tjetër rekord i shifrave ditore, sipas raportit të Universitetit Johns Hopkins.

Që nga fillimi i shpërthimit të virusit, SHBA ka regjistruar më shumë se 3.2 milionë infeksione të konfirmuara.

Numri i personave që vdesin, po rritet gjithashtu, me një mesatare prej më shumë se 900 persona në tre ditët e fundit, informon dritare.net.

Presidenti Trump thotë se rastet shumta janë si pasojë e numrit të lartë të testimeve./E.B-dritare.net