
Joe Biden sapo ka mbajtur një fjalim shumë të shkurtër lamtumire në bazën e përbashkët Andrews, e para si ish-president, përpara se ai dhe Jill Biden të udhëtojnë për në Kaliforni.
Ai tha se fjalimi i betimit të Trump-it kishte treguar se "ne kemi shumë më tepër për të bërë" dhe u përpoq të mbledhë mbështetësit në veprime politike.
“Ne po largohemi nga zyra, por nuk po largohemi nga beteja”, vazhdoi Biden dhe inkurajoi amerikanët të qëndrojnë të bashkuar dhe të kujdesen për njëri-tjetrin./K.C/dritare.net

















