
Armina Mevlani sapo na tregoi se do të bënte dasmë, por pandemia ia prishi planet
Dritare.net
Blogerja e njohur shqiptare, Armina Mevlani, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale. Momentalisht ajo po shijon pushimet e verës dhe këtë e ka bërë të ditur përmes postimeve të fundit në Instagram.
Së fundmi blogerja ka vendosur t'u përgjigjet pyetjeve të ndjekësve, nëpërmjet opsionit "Ask me a question".
Ndërsa një ndjekëse e ka pyetur Arminën: "E shtyve dasmën për shkak të Covid?", dhe ajo nuk e ka mohuar si fakt.
"Po, sepse mendoj se në një kohë si kjo nuk duhet të organizohen grumbullime. Shumë dasma janë vatra infektimesh për shumë njerëz. Qëndroni të sigurt!", është shprehur Armina.
Pra, dasma paska qenë pjesë e planeve të çiftit, por pandemia paska ndryshuar gjithçka.
E normalisht që një pjesë e mirë e pyetjeve kishin të bënin me Shkelzenin, një fanse kureshtare e pyet për faktin se nuk poston shumë me të fejuarin e saj. Armina ka zgjedhur të sqarojë fansen dhe të tjerët që mendojnë si ajo.
"Instagrami im është i fokusuar në modë dhe lifestyle. Dua ta mbaj jetën private disi larg.", ka shkruar blogerja.
Mesa duket Armina di ta bëjë mjaft mirë dallimin midis punës dhe jetës private./R.P/dritare.net

















