Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha: Parlamenti i vrasësve dhe përdhunuesve, falsifikoi kalendarin e punimeve

Berisha: Parlamenti i vrasësve dhe përdhunuesve, falsifikoi kalendarin
Sali Berisha e ka quajtur futjen e ndryshimeve kushtetuese në kalendarin e punimeve “Falsifikim me urdhër të Ramës”. Në një reagim në profilin e tij në FB, Berisha shkruan se me urdhër të Ramës, pa diskutuar me Byronë e parlamentit, u fut ligji për ndryshimet kushtetuese”.

Statusi i Berishës

Parlamenti i vrasesve, trafikanteve, hajnave, perdhunuesve, me se fundi falsifikon kalendarin e tij!

Te dashur miq, ne nje akt banditesk te pashembullt ne historine 25 vjecare te parlamentit pluralist shqiptar por ndofta dhe ne historine parlamentare boterore, parlamenti i vrasesve, perdhunuesve, trafikanteve, kusarve te shtetit fallsifikoi dje me urdher te Edvin Kristaq Rames kalendarin e punimeve te tij.

Keshtu, “madam Lokomotiva” futi ne kalendar, me urdher te neobllokmenit Edi Rama, pa diskutuar ne byrone e parlamentit, ligjin per ndryshimet kushtetuese sikur gjoja kjo ishte miratuar me konsensus. Nderkohe qe ne materialin e shperndare byrose para mbledhjes nuk thuhej asnje fjale per per kete ligj. Ky eshte nje krim i shemtuar qe tregon se çfare jane ne gjendje te bejne me parlamentin vrasesit, kusaret e shtetit, trafikantet dhe perdhunuesit dhe pengmarresit ne parlament. Ky eshte nje akt qe tregon fytyren e vertete te Edvin Kristaq Rames, i cil duhet te marre pergjigjen e merituar! sb