
Ben Andoni: LDK nuk ndryshon, vetë Rugova ka bërë dy herë pazare për Presidentin
Dritare.net

I ftuar në emisionin "Arena" në RTV Ora, Andoni tha se edhe vetë i ndjeri Ibrahim Rugova ka bërë dy herë pazare për Kreun e Shtetit.
Andoni:Në të gjitha momentet që nga i ndjeri zoti Rugova, gjithmonë kanë bërë pazare për Presidentin. Vetë Rugova ka bërë pazare dy herë për postin e Presidentit se nuk ja dilte dot. Herën e parë me PDK, herën e dytë me AAK. Pastaj erdhi radha e zoti Sejdiu, u shpëtoi momenti me Pacollin, me Ahtifeten ndodhi siç ndodhi dhe po kthehen prapë në realitet. Kjo parti nuk do të ndryshojë. Problemi i madh është i VV që këtë lloj skeme nuk e kishte parashikuar.VV është partia e parë në Kosovë pas LDK që ka shfaqur profilin ideologjik.Të gjitha partitë e tjera nuk flasin në emër të ideologjive të tyre. VV ka treguar që është parti e majtë dhe e ka mbrojtur fort këtë ide, kjo i ka sjellë probleme edhe për programin ekonomik.LDK pretendon se megjithëse VV mendon se ka sistencë janë fare të papërgatitur./ I.M-Dritare.net
https://youtu.be/KqAQ0vJU880

















