
Bejtaj: Nuk jam socialist idiot, sytë te opozita por nuk ka figura as ekip
Dritare.net

I ftuar në "Arena" në RTV Ora ai deklaroi se Basha nuk po merr mundimin të krijojë një ekip me disa figura të rëndësishme që të bëjë diferencën.
Edmond Bejtaj: Pasqyra është parlamenti. Ti e the mirë që këta të grupit tim dinë edhe ta mbyllin gojën kur nuk kanë ndonjë gjë për të thënë. Ata të tjerët flasin edhe kur e dinë që janë idiotë. Bashën nuk e di çe ka gënjyer, ose e ka pasur shpresën e rrotacionit te Ilir Meta dhe nuk e ka vrarë mendjen ndonjëherë të bënte një ekip me ca figura. Frymën e sjellin njerëzit. Në këtë pikë Basha është zero. Unë atje i kam sytë se nuk jam socialist idiot. E di që një ditë kur të ndërrohet pushteti do të jetë ministri im, kryeministri im dhe e shoh një çikë me merak opozitën. Por nuk më ngjisin fare.
Roland Qafoku: Ju jeni socialist?
Edmond Bejtaj: Po socialist jam dhe nuk e kam për turp./ I.M-Dritare.net
https://youtu.be/604PuF2lgEU

















