
Bashën e ngatërrojnë në Durrës, me dëshmitarët e Jehovait, plas sherri
Dritare.net

Por bisedat nuk kanë qenë shumë të lehta. Në një prej tyre pati edhe debat. Ja ajo:
Tok tok
-Kush është?
-Lulzim Basha jam
-Ik er çun mos u tall
-Lul Basha jam për zotin, kam ardhur të bisedojmë. Ti meriton të dëgjohesh!
-Ik er çun se nuk e ha lala at tek. Keni fillu edhe ju dëshmitarët e Jehovait me rrejt, se nuk ju hapin derën
-Të betohem që jam Lulzim Basha.
-Me gjithë mend e ke ti?
-Sinqerisht.
-Ja, këndoje nji here hymnin!
-Rreth flamurit të përbashkuar....
-Për Zotin ti qeke. Ja sa të marr çelësat. Mirëserdhe allahile. Po ç’e mire të ka pru ktuna?
-Ja, kam ardhur të dëgjoj hallet tuaja, se qeveria e Ramës mendon vetëm për okigarket.
-Nigjo këtu, meqë erdhe a dalim e bëjmë pak pazarin bashke, e mi mbaj pak çantat se më mbyti reumatizma. Me këtë rast, bëjmë edhe muhabet e më thuaj si e ke hallin.
-Unë nuk kam ndonjë hall, por kam ardhur të bisedoj për hallet tuaja. Unë e shikoj që qeveria e Ramës ju ka hedhur litarin në fyt.
-Eeeee mër daj, kështu na e bëjnë të gjithë. Po ja ti ça do bojsh?
-Unë do ta rris pensionin dyfish.
-E kur kështu?
-Në fund të mandatit të parë?
-Or çun, po lala osht 80 vjeç. Sa të marrësh ti mandatin e parë, o ka ngordh gamori o ka vdek i zoti.
-Ti qënke komunist zotëri.
-Ça lesh komunisti unë, po prit të shkojmë të bëjmë pazarin. Shiko shiko, pse po ik er çun. A nuk ke faj ti po unë që ta hapa derën./dritare.net

















