

Ai i ka ndërprerë fjalën duke mos e lënë të sqarojë pyetjen dhe pozicionin e saj, me pretendimin se ajo ishte gazetare e Top Channel: “Ti punon në Top Channel dhe unë për këtë televizion kam shumë rezerva. Është totalisht në shërbim të qeverisë”.
Ndërkohë, reporterja reagoi pa mikrofon duke e korrigjuar se punon në gazetën “Shekulli” dhe se po gabonte në konstatimin e tij.
Pavarësisht kësaj, Basha vijoi duke thënë se edhe gazeta Shekulli të njëjtin pronarë ka: “Në raport me televizionin që përfaqësoni, kam shumë për të thënë. Është televizion tërësisht në shërbim të qeverisë. Jeni Top Channel apo jo?..... Aaaaaa Shekulli. Epo mirë keni një të përbashkët me Top Channel, sa i përket drejtimit dhe pronësisë, jeni në kaçurrelat e Edi Ramës.
Shërbëtorëve të Edi Ramës në Top Channel nuk i jap kënaqësinë të engledisen me detaje pa lidhje“, përfundoi Basha. V.D/Dritare.net/

















