
Bandat kriminale/ Bujar Nishani: Edhe lokalet të detyruar ta marrin kafen nga bota e krimit
E Mërkurë 5 Shkurt 2020, 22:10
Dritare.net

Ai tha se ka lokale që janë të detyruar që kafen ta blejnë nga një personazh i botës së krimit.
Bujar Nishani: Ata nuk kanë atë egërsinë që kanë pasur para të futen në burg. Por sot ata përsëri kanë një dominim mbi jetën e qytetarëve, sepse dominojnë jetën ekonomike. Qysh nga shitja e kafes. Lokalet janë të detyruar ta marrin kafen me shumicë nga një personazh i botës së krimit. Këta nuk e kanë atë dhunë mbi qytetarin me kallash në dorë që kishin dikur, por tani e kanë në një formë tjetër. / I.M-Dritare.net
https://youtu.be/SVJAsFB8Rfo

















