
Arrestohet djali i Vehbi Alimuçaj, ish-pronarit të firmës piramidale “Vefa”
E Enjte 6 Korrik 2017, 14:02
Dritare.net

Po ashtu edhe babai i tij Vehbi Alimuçaj rezulton se ka pasur një llogari bankare me 328 mijë dollarë, të cilat dyshohet se kanë prejardhje nga aktiviteti i paligjshëm “Mashtrim” në vitin 1997, kohë kur u rrëzua skema e tij piramidale.
Njoftimi i policisë
Më datë 06.07.2017, Shërbime te Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit:
– Artan Alimuçaj, 41 vjeç, banues në Tiranë
Për këtë shtetas, Prokuroria e Tiranës ka derguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit të datës 18.11.2015, të Gjykatës së Tiranës, e cila e ka dënuar me 4 vite burg për Veprën Penale, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga Neni 287/1 i Kodit Penal.

















