Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ardian Dvorani pyetet për Henri Çilin: Kam kohë që se kam takuar

Ardian Dvorani pyetet për Henri Çilin: Kam kohë që se kam
Ardian Dvorani iu përgjigj interesit të gazetarëve në lidhje me  dosjen Aliko, ku janë arrestuar, botuesi Henri Çili vëllai i bashkëjetueses së tij Gazmir Ajdinaj. Alikot bënë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe Ardian Dvorani si i vetmi anëtar i Gjykatës së Lartë u caktua relator i çështjes. Dvorani thotë se dosja Aliko nuk është trajtuar me prioritet. Më tej ai sqaron se me Çilin nuk ka miqësi, ndërsa janë parë vetëm në evente të caktuara.

"Në Gjykatën e Larë unë jam i vetmi në detyrë  dhe në sistemin tonë 35 mijë çështje janë me relator Ardian Dvoranin. Këshilltarët që janë në detyrë përgatisin dosjet në mënyrë që gjyqtarët që emërohen t’i përballojnë. Meqenëse Gjykata e Lartë nuk funksionon, në rastin tim është kategorike.

Çilin e njoh, nuk jemi miq, e has në evente të caktuara por s’kam asnjë kontakt. Kjo dosje nuk është trajtuar me prioritet, sepse në kompetencat si kryetar i Gjykatës së Lartë e para kush do e gjykonte, e dyta gjyqtari që ta merrte me prioritet do e merrte me firmën time.

Në dijeninë time nuk ka gjë në lëvizje, është një çështje e ngritur në 2019, nuk bëhet fjalë, nuk jam në dijeni për këtë çështje . Zotin Çili nuk e di kur mund ta kem takuar para disa muajsh më parë”, tha Dvorani sot./L.F-dritare.net