
Ardi Asllani e veshi Jonidën, si një mbretëreshë ilire
E Premte 17 Maj 2019, 12:12
Dritare.net

Këngëtarja nuk shkëlqeu vetëm me zërin mahnitës, por edhe me veshjen e stiluar nga artisti, Ardi Asllani. Veshja e Jonidës kishte elemente metalike, por nuk mungojnë as ato të aksesoreve ilire.
E veshur si një mbretëreshë ilire, Jonida arriti të përcillte më së miri mesazhin e këngës.
Performanca e së enjtes mbrëma u pëlqye jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga shtete të tjera. Madje edhe vetë faqja zyrtare e Eurovizion e cilësoi zërin e Jonidës, të mahnitshëm dhe të gjithë komentuan fuqinë dhe potencialin vokal të yllit shqiptar./K.C/dritare.net
https://www.youtube.com/watch?v=OQFbA7yfzjo

















