
Arben Ahmetaj me paterica pas aksidentit të rëndë
E Mërkurë 16 Gusht 2017, 18:06
Dritare.net

Në aksidentin e 16 korrikut u plagosën 14 persona, pasi “Range Rover” i drejtuar nga shoferi i Ahmetajt, u përplas me një autobus dhe dy makina të tjera. Makina rrëshqiti si pasojë e reshjeve të shiut.
Fatmirësisht, ish-ministri i Financave duket se e ka marrë veten nga aksidenti. Ai u fotografua “GSH,al” në qendër të Tiranës. Ahmetaj mban paterica, me sa duket deri në rikuperimin e plotë të tronditjes që i la aksidenti.
Fotot janë shkrepur përballë “Taivanit”, pak metra larg zonës së ish-Bllokut.

















