Na ndiqni edhe në

Editorial

Anti-KÇK/ Sokolaj: Nuk ka asgjë të re nga ky aksion!

Anti-KÇK/ Sokolaj: Nuk ka asgjë të re nga ky aksion!
I ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila, në RTV ORA, gazetari Trashgim Sokolaj, ka thënë se aksioni i fundit, i  ashtuquajtur anti-KÇK, është një aksion që në ditë ne katërt të tij, nuk ka dhënë ndonjë rezultat të ri.

Sokolaj: Sot jemi në ditën e katërt të këtij operacioni që ka filluar me mbështetjen e qeverisë. Është diçka e re për mënyrën se si erdhi, me një akt normativ të Këshillit të Ministrave, një veprim ligjor që zbatohet në kushtet e emergjencës, dhe që në këtë rast nuk kuptohet se cila është emergjenca. Sigurisht Shqipëria ka emergjencë për të goditur krimin e organizuar i cili vitet e fundit ka dëshmuar se është sofistikuar, dhe trimëruar. Këto 4 ditë nuk janë premtuese, sepse nuk kemi dëgjuar asnjë pasuri të re, të këtyre grupeve dhe bandave, që të jetë sekuestruar ose zbuluar, dhe të jetë çuar para prokurorisë. Përmendet rasti i Lulzim Berishës, 34 pronat e tij janë sekuestruar në 2010 me vendim të Gjykatës së Lartë dhe kadastra e Durrësit, sot i ka lëshuar atij një dokument, ku thuhet se ky person nuk ka prona të tjera./ I.M-Dritare.net

https://youtu.be/SVJAsFB8Rfo