

Anri Sala: Po është pjesë e fakteve, e shoqërisë, pjesë e të qenit një person që ka qenë i rëndësishëm për mua që herët. Kur ishte pedagog në Akademinë e Arteve, por edhe më përpara, sepse nuk kam qenë direkt student i Edi Ramës, por i Edi Hilës, në Akademi. Por që ka qenë një person shumë i rëndësishëm, sikurse ka qenë edhe një pedagog i rëndësishëm, në atë momentin e hapjes së syve, në ato vitet që të gjithë po nuhasnin se diçka po ndryshonte. Nga ana e diskutimeve, e horizontit, e të qenit prezent, nga mënyra sesi arrinte të fliste për artin, ato pjesët e ndaluara, por në një mënyrë që prapë e bënte të mundur, dhe natyrisht zgjeronte horizontin e studentëve. Dhe këto jo në lidhje vetëm me mua, por edhe me studentë të tjerë./K.C./dritare.net
https://www.youtube.com/watch?v=g4X7UgdMa9M

















