Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Anika Dokle përplas shpatat me ambasadorin e OSBE

Anika Dokle përplas shpatat me ambasadorin e OSBE
Anika Dokle është bijë politikani, është mjeke gjinekologe, është njeri aktiv social, është e specializuar në perëndim. Pra ka gjthçka për të bërë një analizë të situatës ku është gruaja shqiptare.

Në këto cilësi, ka rreaguar sot ndaj një diplomati të vjetër, dashamirës të Shqipërisë dhe shef i Misionit të OSBE në Shqipëri, Florian Rauning, i cili ka promovuar librin e tij “Fuqizimi i grave në politikë”,

me të cilin nuk ngjan se është në një mendje.

Ja çfarë thotë ajo në reagimin e saj në fecebook:

“Florian Raunig, ambasadori i Prezences se OSBE -se Shqiperi, promovon librin e tij "Fuqizimi i grave ne politike".

E para, libri yt nuk i hyn ne pune as dreqit.

E dyta, beni ndonje strategji dhe pune per zbutjen e varferise ne kete vend, sa merreni me relacione publike. Ne vendet e varfra, gruaja eshte me vulnerabel se askerkund tjeter.

E treta, gruaja fuqizohet ne politike, ose me mire vjen fuqishem ne politike, jo nepermjet kuotizimit dhe nominimit nga "kryetari", qe i kthen praktikisht ne kartona. Si fuqizohet nje karton, nuk me thua?

E fundit, me shume sesa ne politike, gruaja duhet fuqizuar ne familje dhe ne shoqeri. Po masakrohet perdite..

Nga nje grua.... (jo prej kartoni).”dritare.net