
Ambasada, shqiptarëve në Bruksel: Ja nr. ku të telefononi
E Martë 22 Mars 2016, 16:04
Dritare.net

Suela Janina është shprehur se nuk raportohen viktima nga vendi ynë. Ambasada shqiptare në Belgjikë ka vënë në dispozicion një numër telefoni për tu ardhur në ndihmë shqiptarëve në që mund të jenë të interesuar për shëndetin e familjarëve të tyre që jetojnë në Belgjike. Numri është ++32 (0) 488950217.
“Të gjithë shtetasit shqiptarë të komunikojnë me ambasadën, ne jemi në gatishmëri të tyre”, u shpreh ajo.
Por situata pas sulmeve është ende në ndjekje dhe autoritetet belge po punojnë për të identifikuar viktimat.
“Ne solidarizohemi me viktimat dhe familjet e tyre me urimin që të plagosurit të shërohen sa më shpejt. Qytetarët e Europës janë sot në panik” , përfundoi ambasadorja.

















