Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Kanuni i Labërisë!

Kanuni i Labërisë!

Gjatë rrjedhave të historisë, në të gjitha malësitë shqiptare ka vepruar ligji popullor, ose ndryshe kanuni. Jo vetëm veriu, por edhe jugu ka pasur një kanun të tijin. Sipas prof.dr.Ismet Elezit i cili është hartuesi dhe kodifikuesi i Kanunit të Labërisë, mendohet që ky kanun e ka zanafillën nga ilirët e lashtë.

Kanuni i Labërisë!

Këtë tezë e mbrojnë shumë studiues të huaj. Ai zbatohej në 165 fshatra të Labërisë dhe sigurisht në qytete si Vlora, Saranda, Gjirokastra, Tepelena dhe Delvina.

Kanuni i Labërisë përbëhej nga sanksionimi i etikës dhe vlerave morale si dhe parimet themelore juridike si mbrojtja e nderit, burrërisë, fisnikërisë, besës, mikpritjes, bujarisë dhe barazisë së njerzve.

Kanuni i Labërisë!

Kanuni i Labërisë përmbante veprime që nuk duhet të kryheshin nga anëtarët e komunitetit, në asnjë rethanë. Ai shpjegon normat e moralit, norma që tregonin se kush ishte e mira dhe e keqja, si duhet të stimuloheshin veprat e mira dhe si duhet të luftoheshin të këqijat. Me kalimin e kohës të gjitha këto u kthyen në zakone të shqiptarëve.

Vendi ynë ka qenë një territor i pushtuar nga shumë invazorë të huaj.

Si është e mundur që shqiptarët nuk zbatonin ligjet e pushtuesve?

Kanuni i Labërisë!

Profesor Elezi e ka një përgjigje shkencore. Askush nga të huajt nuk arriti të impononte të drejtën e tij ligjore. Lebërit vazhdonin të qeveriseshin nga e drejta zakonore duke shpërfillur romakët, bizantët dhe turqit. E drejta zakonore asnjëherë nuk u asimilua nga të huajt.

Kanuni i Labërisë!

Gojëdhënat popullore rrëfejnë se krijuesi i Kanunit të Labërisë ishte Papa Zhuli që ka jetuar në shekullin XI. Ai ishte një prift i Zhulatit dhe ka jetuar në kohën kur Shqipëria ishte nën pushtimin bizantin. Profesor Elezi ngul këmbë që e drejta zakonore është shumë më e vjetër dhe ndoshta Papa Zuli vetëm mblodhi atë që ishte trashëgimi e lashtë nga ilirët./L.F-dritare.net