
Rutte: E paimagjinueshme që Rusia të na tejkalojë në prodhim ushtarak
Dritare.net
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë thirrje të forta për më shumë investime në mbrojtje dhe rritje të kapaciteteve të prodhimit ushtarak nga vendet anëtare të aleancës, në një moment kur Rusia po fuqizon në mënyrë të ndjeshme makinerinë e saj ushtarake.
“Nga kohët e Romës së Lashtë kemi një thënie: ‘Nëse do paqe, përgatitu për luftë’. Është një ide e thjeshtë – bëj mbrojtjen tënde aq të fortë sa askush të mos guxojë të të sulmojë,” tha Rutte gjatë fjalimit të tij në samit.
Ai theksoi se përparësia ushtarake e NATO-s është duke u sfiduar me agresivitet nga një Rusi që po riarmatosej me shpejtësi, e mbështetur nga teknologjia kineze dhe e furnizuar me armë nga Irani dhe Koreja e Veriut.
“Duhet të bëjmë më shumë. Duhet ta bëjmë më mirë dhe së bashku. Dhe duhet ta bëjmë tani,” deklaroi ai me tone të ashpra.
Rutte shtoi se është e paimagjinueshme që Rusia, një vend me ekonomi 25 herë më të vogël se ajo e NATO-s, të jetë në gjendje të prodhojë më shumë armatime dhe t’i tejkalojë vendet e aleancës në kapacitetin ushtarak.
“Duhet të shpenzojmë më shumë për të parandaluar luftën. Duhet të fitojmë këtë luftë të re të prodhimit. Ky është thelbi i këtij samiti,” përfundoi Rutte.
Këto deklarata vijnë pas thirrjeve të ngjashme nga politikanë të tjerë si brejtje për rritjen e gatishmërisë dhe modernizimin e infrastrukturës ushtarake përballë kërcënimeve në rritje nga Lindja./l.f/dritare.net

















