Na ndiqni edhe në

Aktualitet

Rama me kreun e NATO-s: Diskutuam për Ballkanin, Portin e Durrësit dhe Samitin 2027 në Tiranë

Rama me kreun e NATO-s: Diskutuam për Ballkanin, Portin e Durrësit dhe

Në kuadër të Samitit të NATO-s që po zhvillohet në Hagë, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar një takim të veçantë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama e ka cilësuar Rutte si një “mik të çmuar”, me të cilin ka diskutuar disa tema me rëndësi strategjike.

Gjatë takimit u fol për angazhimet e Samitit të NATO-s, me fokus të veçantë tek Ballkani Perëndimor dhe roli i Shqipërisë në forcimin e stabilitetit rajonal. Një tjetër pikë kyçe e diskutimit ishte projekti madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të ketë një angazhim të drejtpërdrejtë për ndërtimin e një terminali ushtarak strategjik.

Gjithashtu, Rama konfirmoi se janë duke u bërë përgatitjet për Samitin e NATO-s që do të mbahet në Tiranë në vitin 2027, një ngjarje historike për Shqipërinë si vend anëtar i Aleancës.

Kjo vizitë dhe takimi me Rutte konfirmojnë angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë në strukturat e NATO-s dhe rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të vendit në zhvillimet e sigurisë euroatlantike./L.F-dritare.net