
Kthjellime dhe alternime vranësirash, ja si parashikohen temperaturat për ditën e sotme në të gjithë territorin
Dritare.net
Ditën e sotme vendi ynë, do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare përgjatë ultësirës Perëndimore, ndërsa në relievet malore në lindje mot me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.
Në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu të herëpashershme, afatshkurtra dhe intensitet të ulët. Mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit, si dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Era pritet të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-3 ballë.

















