Kryeministri Rama në Samitin e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi
Dritare.net

Në Abu Dhabi ka nisur Samiti i Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare kushtuar zhvillimit të qëndrueshëm, inovacionit dhe tranzicionit energjetik. Samiti zhvillohet nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi publik, vlerësoi rolin dhe vizionin e Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, duke e cilësuar atë si një mik të madh të Shqipërisë. Rama theksoi rëndësinë e këtij samiti për nxitjen e bashkëpunimit global në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përballjen me sfidat klimatike.

Samiti mbledh liderë botërorë, përfaqësues qeverish, organizata ndërkombëtare dhe aktorë të sektorit privat, me fokus në zgjidhje konkrete për një të ardhme më të gjelbër dhe më të qëndrueshme./L.F-dritare.net