Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha do arrestohet? Ja paralajmërimi i Enkelejd Alibeajt!

Berisha do arrestohet? Ja paralajmërimi i Enkelejd Alibeajt!

I ftuar në emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në DritareTV, Enkelejd Alibeaj deklaroi se Sali Berisha është tashmë një figurë e konsumuar politikisht dhe nën goditje të drejtpërdrejtë penale nga drejtësia.

Sipas Alibeajt, Berisha nuk mund të konsiderohet më kryetar i opozitës, por thjesht drejtues i një grupimi gjithnjë e më të vogël politik. “Ai nuk përfaqëson më opozitën. Opozita është shumë më e gjerë sesa një individ apo një grup i mbyllur”, u shpreh Alibeaj.

Ai theksoi se Berisha është realisht i goditur penalisht dhe se proceset ndaj tij nuk janë aspak “ëndrra”, por një realitet konkret. “Fakt është që Berisha është nën proces dhe është thirrur disa herë nga SPAK”, tha ai, duke shtuar se drejtësia po luan një rol kyç në ndryshimin e sistemit politik.

Alibeaj kritikoi fort mënyrën se si Partia Demokratike, sipas tij, vazhdon të funksionojë nën logjikën e “njëshit”, pa reflektim dhe pa hapje, duke prodhuar vazhdimisht konflikte të brendshme dhe përjashtime.

Ai u shpreh se nuk ekziston vakum në politikë dhe se largimi i figurave të vjetra është i pashmangshëm, por nuk përcaktohet nga dëshirat personale. “Sistemi politik është mbajtur peng nga individë të konsumuar dhe kjo situatë nuk mund të zgjasë pafundësisht”, tha Alibeaj.

Sipas tij, goditja ndaj kësaj kaste politike nuk ka ardhur dot përmes mjeteve tradicionale politike, por po ndodh përmes drejtësisë, një proces që pritet të thellohet më tej në vitin 2026./dritare.net