Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aksident në Zvicër, vdes shqiptari

Aksident në Zvicër, vdes shqiptari
Një aksident i rëndë ka ndodhur të dielën, në një autostradë, në afërsi të Kumlikon në Zvicër, ku ka humbur jetën një shqiptar, 42-vjeçar dhe 5 të tjerë janë plagosur.

Mësohet se, shqiptari 42-vjeçar ishte nga Komuna e Deçanit. Ndërkohë nga aksidenti, bashkëshortja e viktimës është plagosur rëndë, ndërsa vajza thjesht ka dëmtime të lehta në trup.

Sipas të dhënave të mbledhura nga policia vendëse, në një vendndalim në autostradë ka ndodhur përplasja e fuqishme mes  disa automjeteve. Nga 9 persona që janë përfshirë në aksident, ka humbur jetën shqiptari, nga Deçani.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit të rëndë, por policia po vazhdon me hetimet për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes./K.C/Dritare.net