
Aksident i rëndë në Qafë Priskë, automjeti me 4 persona bie në humnerë
E Diel 27 Nëntor 2016, 19:07
Dritare.net

Bëhet fjalë për një makinë tip “Volksvagen”, me targë TR0642P, me drejtues shtetasin J. S., 28 vjeç, i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashtë rruge, duke rënë në humnerë. Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili po dërgohet në spital me ambulancë, ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe 3 pasagjerët e mjetit, të cilët kanë marrë dëmtime të lehta, jashtë rrezikut për jetën. Terreni ishte vështirë dhe dalja nga mjeti e drejtuesit është bërë me ndërhyrjen e zjarrëfikses.

















