Na ndiqni edhe në

Editorial

Akri Çipa: Kurti-Rama do e kenë të vështirë.  Me Vuçiçin marrëdhënie e imponuar

Akri Çipa: Kurti-Rama do e kenë të vështirë.  Me
I ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila, eksperti i politikës së jashtme, Akri Çipa ka thënë se marrëdhënia mes Albin Kurtit në qeveri dhe kryeministrit Edi Rama do të jetë e vështirë. Sa i përket marrëdhënies mes Ramës dhe Vuçiç, Çipa tha se kjo është një marrëdhënie e imponuar edhe nga ndërkombëtarët.

Çipa: Vetë marrëdhënia mes Ramës dhe Kurtit do të jetë e vështirë, tregohet edhe nga marrëdhëniet e mëparshme që ka pasur Kurti dhe Rama, edhe përplasjet që ka pasur pas zgjedhjeve për mini-shengenin. Kjo marrëdhënia që ka ndërtuar Rama me Vuçiçin, është në një farë mënyre një marrëdhënie që vjen nag zhvillimet e ndryshme në Ballkan, dhe nuk është një marrëdhënie që ka nisur në mënyrë individuale, ak një lloj tendence Ballkani për të mbetur pas Europës, pas asaj që ndodhi me negociatat. Ka një realitet të ri në Ballkan që duhet të përshtatet, dhe nuk mund të mbesim më me atë që nuk na njeh dhe nuk ulemi në tavolinë, Kosova është ulur në Tavolinë edhe pa e njohur.

Marrëdhënia Rama-Vuçiç është një presion nga të gjithë ndërkombëtarët përfshirë edhe SHBA, mendoj se reflektohet ajo.  / I.M-Dritare.net

https://youtu.be/KqAQ0vJU880